Kjo ishte Babilonia: 36 vjet për t’u përfshirë në UNESCO!

Pak ditë më parë,  UNESCO-s tha se Babilonia irakiane u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Ata njoftuan se ky metropol mesopotamik është nën mbrojtjen e UNESCO-s tani e tutje.

Ky vendim la të kënaqur qeverinë irakiane, nga e cila u theksua rëndësia dhe kontributi që ky qytet unik i ka dhënë njerëzimit.

Iraku është përpjekur të bindë UNESCO-n që nga viti 1983 për të ndërmarrë këtë hap. Babilonia irakiane përfshin rreth dhjetë kilometra katrorë. Është e rëndësishme të theksohet se gërmimet janë bërë në vetëm 18 për qind të sipërfaqes.

Babilonia ndodhet rreth 100 kilometra nga kryeqyteti Bagdad dhe sipas burimeve historike ishte qendra e perandorisë së lashtë më shumë se 4.000 vjet më parë.

Ajo shtrihet në zemër të Mesopotamisë, afrohen Eufrati dhe Tigri. Ajo ishte vendosur në kryqëzimin e rrugëve kryesore tregtare që të çonin nga Azia e Vogël dhe Kaukazi në Gjirin Persik. /tesheshi.com/