Nxënësit e grupit të parë, nga dy shkolla të ndryshme, ShMQSh”Zef Lush Marku”- dhe ShMQSh”Orce Nikollov”-Shkup, por nga i njëjti nënqiellë, sot mbaruan një pjesë të mësimit teorik dhe praktik, nga projekti ”BEIT” – EU Projekt Qytetar, i cili synon bashkëjetesën, respektimin e dallueshmërive, kultivimin e qytetarisë reale, për një të ardhme më të sigurt të rinjve në vend. Ky aktivitet nuk ndalon këtu, por vazhdon me pjesën e teknologjisë digjitale, ku pjesëmarrësit e dy shkollave do të kenë mundësi të zhvillojnë “e-komunikimin” dhe idetë e tyre për mirëqenie të mirëfilltë njerëzore!
Nxënësit dhe shkolla kishim kënaqësinë të jemi pjesë e këtij projekti dhe rrjeti të shumë bashkëmoshatarëve dhe shkollave tjera nga shtete të ndryshme të Evropës.
ShMQSh”Zef Lush Marku”-Shkup, për të qenë në hap me më të rejat dhe bashkëkohoren, vazhdon të ndjekë dhe bëhet pjesë e projekteve Evropjane!
/Schoolture.info/