Eros Ramazoti sonte do të mbajë koncert në arenën A1 në Shkup

Muzikanti italian me famë botërore, këngëtar dhe tekstshkrues Eros Ramazoti sonte në orën 20:00 do të mbajë koncert në arenën A1 në Shkup, në suaza të turneut të tij botëror, që filloi më 17 shkurt dhe në të cilin e promovon  albumin më të ri “Vita ce n’e”, që e promovoi më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Siç është paralajmëruar, dyert e arenës A1 për vizitorët në koncertin e sontëm  do të hapen në orën 18:30.

Përveç këngëve të albumit më të ri “Vita ce n’a” pop ylli më i njohur italian do t’i këndojë  edhe hitet e tij të vjetra botërore mes të cilave janë “Un’altra te”, “Cose della vita”, “Favola”, “Terra promesa”, “Quanto amore sei”, “Un attimo di pace”, “Adesso tu”, “Un’ emozione per sempre”, “Fuoco nel Fuoco”, “Se bastasse una cancone”, “Musica e”, “Una storia importante”, Piu  bella cosa”, “Un angelo disteso al sole”…

Ky turne i madh i tij përfshin  më shumë se 30 qytete dhe 90 koncerte.Nga viti 1984, deri tani Ramazoti  ka promovuar 11 albume, tre albume përpilimi, tre albume të drejtpërdrejta dhe 37 single.