UT, përurohen tre Amfiteatrot me 3 emra që bënë historinë

Sot ministri Jeton Shaqiri ishte pjesëmarrës në Universitetin e Tetovës, përuruan tre Amfiteatrot me 3 emra që bënë historinë, jo vetëm të UT – së, por të mbarë arsimit në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë avancimit të shoqërisë dhe luftës kundër distriminimit sistemor.

Sot edhe njëherë shkruhen në mur emrat që tanimë janë shkruar në mbarmendjen kolektive dhe themelin e këtij tempulli – Abdylselam Emini, deshmori i arsimit shqip. Rafi Halili, veprimtarë i cështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik dhe i treti në Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.

Sakrifica e tyre për këtë tempull solli që sot mijëra e mijëra të rinj të edukohen, të kenë jetë më të denjë, punë më të lehtë dhe më mirë të paguar dhe të jenë të barabartë me të gjithë. Luftën për arsim shqip populli ynë e nisi shumë më herët dhe një nga ato beteja për unifikim gjuhësor të shkruar ishte pikërisht në ditën e sotme 114 vjet më parë, në Kongresin të alfabetit shqip.

Historia e alfabetit të shqipes lidhet ngushtë me fillimin e lëvizjes kombëtare shqiptare për çlirim nga Turqia. Nis me alfabete të përdorura nga persona të veçantë, vijon me të tjerë, përdorur nga shoqëritë e para jashtë e brenda atdheut, si Shoqnia e Stambollit, “Bashkimi” e “Agimi” të Shkodrës e, shkon deri më 12 nëntor 1908, kur në Manastir u mblodh Kongresi që kishte për qëllim vendosjen e një alfabeti të përgjithshëm.

Kongresi zgjodhi një komision prej njëmbëdhjetë anëtarësh nën kryesinë e At Gjergj Fishtës për të studiuar problemin e alfabetit e për të dalë me propozime. Tre alfabetet kryesorë që u morën në shqyrtim qenë: alfabeti i shoqërisë letrare Agimi të Shkodrës i propozuar nga dom Ndre Mjeda; alfabeti i shoqërisë letrare Bashkimi të Shkodrës, i hartuar nga Imzot Prenkë Doçi dhe alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami bej Frashëri. Toskët ishin më fort për alfabetin tradicional të Stambollit, kurse gegët zakonisht pëlqenin alfabetin e Bashkimit, i cili ishte më praktik për botimet, sepse nuk kishte shkronja jolatine.

U shqyrtuan gjithashtu edhe dy alfabete të tjerë, alfabeti grek i përdorur nga Kostandin Kristoforidhi, dhe alfabeti arab, të cilin shumë myslimanë të devotshëm, sidomos në Maqedoni e Kosovë, vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për shumë kohë pas Kongresit. Komisioni vendosi të pranojë variantet e modifikuara të alfabeteve të Bashkimit e të Stambollit

Ia vlen t’i kthehemi për një moment kësaj dite dhe të vlerësojmë vizionin dhe përkushtimin e të gjithë delegatëve të kongresit të alfabetit. Padyshim që Kongresi i Manastirit ishte akti më i lartë i unifikimit gjuhësor në fillmin e shekullit XX.

Është e rëndësishme që studentët dhe çdo qytetar i sotëm të respektojë me fanatizëm historinë, sepse vetëm ashtu e ardhmja do të jetë më e ndritur dhe çdo krizë eventuale do të kalohet më lehtë.

Ministria e arsimit dhe shkencës dhe do të jetë gjithnjë pranë fakulteteve të UT dhe në suaza të mundësive buxhetore do të suportojë projekte shkencore kualitative në vitin 2023 dhe poashtu shpresojmë që edhe stafi do të bëjë edhe një hap më shumë për afirmimin e Universitetit përmes punës së tyre të vyer.