THIRRJE/ Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “ organizon vizitë studimore në institucione në Shqipëri

Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “ me datën 06 dhe 07 dhjetor organizon vizitë studimore në institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Schoolture më poshtë ua sjellë njoftimin e plotë dhe mënyrën se ku mund të aplikoni:

THIRRJE PËR APLIKIM – VIZITË STUDIMORE NË INSTITUCIONE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 06-07 DHJETOR 2021

Të nderuar student,

Kemi nderin t’ju njoftojmë që në kuadër të akademisë verore ” ARBËN XHAFERI ” do të realizohet vizitë studimore në institucione të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i vizitës ka të bëjë me angazhimin e të rinjëve në proceset e vendimmarrjes dhe kuptimit praktik të funksionimit të institucioneve si dhe realizimit të komunikimit diplomatik.

Poashtu përgjatë qëndrimit në Tiranë janë paraparë takime dhe vizita edhe në organizata joqeveritare dhe organizata të tjera politike. Me anë të kësaj vizite studimore do të inkurajojmë të rinjtë për ndërtimin e një perspektive të re rinore e cila për më tepër unifikon të rinjtë dhe nxit mendimin kritik e analitik tek ato për krijimin e një strategjie rinore kombëtare.

Realizimi i kësaj vizite studimore do të realizohet në datat 06-07 Dhjetor 2021.

Vizita është e paraparë me kohëzgjatje prej 2 ditëve dhe me një natë fjetje në Tiranë.

Harxhimet rrugore mbulohen nga ne, ndërsa pjesëmarrësit i mbetet të mbulojë kostot e fjetjes, njëkohësisht të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të akomoduar në hotelin e njejtë i cili do të përcaktohet nga bordi i akademisë.

Të drejtën për aplikimin e kanë të gjithë studentët nga Maqedonia e Veriut,

Të cilët ndjekin studimet e tyre në mënyrë të rregullt dhe minimum të kenë përfunduar vitin e parë akademik.

Përgjatë aplikimit duhet të përmbushet çdo fushë në bazë të kriterit që kërkohet.

Çdo kandidat i cili nuk ka përmbushur aplikimin nuk do të merret në konsideratë.

AFATI PËR APLIKIM DERI MË DATË 23 Nëntor 2021

Nga ana jonë do të kontaktohen vetëm kandidatët e pranuar. Në po të njejtin email do të marrin edhe agjendën.

Me respekt,

Akademia Verore ” ARBËN XHAFERI”

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd5pzAiCUwAFTrrfhOzIZ9zU4trBWCJgAMUBuZ5GhVFHW8Cuw/viewform