Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se deri në fund të javës do të testohen rreth 500 nxënës, pjesë e skriningut që do të realizohet me testimin e gjithsej 8200 nxënësve.
Ai ka shtuar se deri tani nuk është regjistruar asnjë nxënës pozitiv me kovid-19.
“Po testohen fëmijët e shkollave të mesme në Shkup dhe në disa shkolla fillore në qytete tjera. Deri më tani, nuk ka asnjë test pozitiv, qoftë në shkollat fillore apo atë të mesme, që është një shenjë e shkëlqyer. Por të presim sepse është ende herët”, deklaroi Filipçe.