Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ka deklaruar se modeli hibrid i mësimit ka dhënë rezultatet.
Sipas saj, u arrit vazhdimësi në mësim po edhe ruajtja e shëndetit të nxënësve.
Carovska ka theksuar se për momentin fokusi i Ministrisë së Arsimit është vaksinimi i kuadrit mësimor.
“Përpjekja ime edhe e Qeverisë është që shkollat përsëri të jenë të mbushura me nxënës, do të kishim dashur që kjo të ndodhë që nesër. Por, është me rëndësi është gjendja epidemiologjike të vlerësohet dhe të respektohet mendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive. Në momentin që do të ketë qëndrim zyrtar do të njoftohet opinioni”, tha ajo.