Nga shtatori paga më të lartë në arsimin e lartë, paralajmërojnë nga MASH

Të punësuarit në arsimin e lartë dhe shkencë nga shtatori do të marrin për 10 për qind paga më të larta, ndërsa do tu paguhet kontributi i kaluar, të cilin vetëm disa nga institucionet u kanë paguar deri tani, pasi Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) për herë të parë ka nënshkruar marrëveshjen kolektive me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Sindikata e Pavarur Akademike poashtu u kyç për të nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, kanë informuar sot nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, përcjell Schoolture.

“Me kyçjen edhe të Sindikatës së Pavarur Akademik në marrëveshjen kolektive për herë të parë në 30 vjet pavarësi, profesorët në mënyrë direkte biseduan për të drejtat e tyre me MASH, pa ndërmjetësimin e strukturave udhëheqëse në universitetet shtetërore”, thonë nga MASH-i.

Nga MASH thonë se Marrëveshja kolektive i avancon të drejtat në sektorin e arsimit të lartë dhe shkencës: punësimin, avancimin, të drejtën për pushim vjetorë, mbrojtjen nga largimi nga puna, kushte për ndihmë financiare, dhe shumë të drejta të tjera. /Schoolture/