Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka deklaruar se pedagogët dhe psikologët e shkollave të çlirohen nga detyrat administrative dhe të fokusohen në shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve, ka ka qenë mesazhi që ka përcjellur në trajnimin e djeshëm për përforcimin e aftësive për mbështetjen e shëndetit mendor të nxënësve, të cilin kuadri i bashkëpunëtorëve profesional i Qytetit të Shkupit e organizoi për mësimdhënësit dhe psikologët në hapsirat e SHMQSH “Zef Lush Marku” në Shkup, me mbështetjen e UNICEF-it.
Shaqiri beson se përmes angazhimit profesional të të gjithë bashkëpunëtorëve profesional do të sigurojmë klimë të sigurt pune në shkolla.