Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “8 Shtatori” (EMUC) po qëndron për vizitë tre ditore në Republikën e Turqisë, më saktësisht në qytetin e Stambollit.
Qëllimi i këtij ekskursioni shkencor është vizita që po u bëhen shkollave profesionale të makinerisë.
Gjatë ekskursionit janë vizuar dy shkolla, Haydarpasha Mesleki dhe Teknik Anadolu Lisesi.
Ndërsa vlen të ceket se mikpritja ka qenë jashtëzakonisht e mirë, duke filluar nga ana e drejtove të këtyre shkollave, i nderuari Lutfi Xhevahir dhe Nedim Gynej.
Dëshmi për këtë është edhe fakti se me këta shkolla janë lidhur edhe bashkëpunime.
Janë vizituar punëtorit dhe laboratorët në të cilat realizohet mësimi praktik. E gjithë kjo, për të thithur sadopak nga përvoja e tyre dhe e njëjta të zbatohet edhe tek shkolla “8 shtatori”.
Në fund të vizitës është organizuar edhe një darkë me punonjës arsimor me ç’rast ju mundësia drejtorit të shkollës “8 shtatori” Kenan Asani të merr fjalën përshëndetëse.
“Jemi shumë të gëzuar për vizitën që e bëmë këtu, njehnit edhe për mikpritjen. Shpresojmë që përvojat e mësuar këtu do të na shërbejnë neve që të përmirësojmë cilësinë e arsimit edhe në shkollën tonë. Shpresojmë që bashkëpunimi të jetë i frytshëm edhe në të ardhmen”, tha mes tjerash drejtori Kenan Asani. /Schoolture.info/