Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

“Higjiena Komunale’’- Shkup filloi me edukimin e nxënësve për përdorimin e drejtë të enëve të reja për mbeturina

Ndërmarrja Publike  ,”Higjiena Komunale’”- Shkup filloi me edukimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për përdorimin e drejtë të enëve të reja për mbeturina.

“Prejse ndërmarrja filloi me vendosjen e kontejnerëve të rinj me vëllim prej 3,2 metër kub u vërejt nevoja për informim dhe udhëzim shtesë për qytetarët se në ç’mënyrë përdoren këto enë, me qëllim që të parandalohet dëmtimi i tyre dhe të mundësohet mbledhje dhe transport i pandërprerë i mbeturinave komunale” thonë nga NP “Higjena Komunale”.

Në këtë drejtim, NP “Higjiena Komunale’”- Shkup realizoi edukim të këtij lloji në Sh.F.K “Dimitar Miladinov”, ku nxënësit mësuan në ç’mënyrë hapen kontejnerët e rinj, për çfarë lloj mbetjesh janë të përcaktuar, si dhe për rëndësinë e përzgjedhjes primare të mbetjes komunale.

Informojnë se në periudhën në vijim, ndërmarrja do të vazhdojë me edukimin e bashkëqytetarëve më të rinj për përdorimin e drejtë të enëve të reja për mbeturina.