Rrjetet sociale, fëmijët dhe të rinjtë, përdorues masiv, prindërit: Përpiqemi t’i kontrollojmë fëmijët

Jo vetëm të rinjtë, por edhe fëmijët masovikisht janë përdorues të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram apo edhe Tik-Tok. Këtë e pohojnë edhe fëmijët dhe të rinjtë e anketuar nga TVM-2.

“Instagramin, për foto e përdori edhe Tik-Tokun, por jo aq shumë.”, – tha një djalë.

“Instagrami, më pëlqen më shumë, Tik-Tokin me raste. Komunikoj me shokë, me njerëz na lidhë më shumë. Ndonjëherë publikoj edhe video.”, – u shpreh një vajzë.

“Unë Tik-Tokun, shikoj vetura këso gjërash.”, – u shpreh një djalë tjetër.

Prindërit e anketuar thonë se përpiqen t’i kontrollojnë fëmijët në përdorimin e rrjeteve sociale.

Prindër

“Patjetër.”, – tha një prind.

“Po ia kontrolloj.”, – theksoi një prind tjetër.

“Telefoni nuk është problem, por interneti, i cili i ka prish të mëdhenjtë, se për fëmijët nuk vjen në shprehje.”, – u shpreh një prind. 

Psikologët: Përdorimi i telefonave dëmton shëndetin psikofizik

Psikologja Edlira Destani thotë se prindërit fillimisht fëmijëve që në moshë të vogël ua dhanë telefonat, ndërsa ata më pas filluan t’i përdorin edhe rrjetet sociale.

“Fajtorë në këto raste me të vërtetë janë prindërit, sepse kanë qenë ata të cilët kanë siguruar një aparat telefoni apo gjithçka tjetër në dorën e fëmijës. Dhe e dyta, që ka qenë e pakontrollueshme edhe pse ka qenë e mundur të kontrollohet ka qenë koha se si ata kanë komunikuar.”, – u shpreh psikologja, Edlira Destani.

Psikologja Destani thekson se sidomos në kohën e pandemisë kur u realizua mësimi online u rrit ndjeshëm përdorimi i smartfonëve nga ana e fëmijëve, të cilët përveç për mësim ato i përdornin edhe në rrjetet sociale.

“Filluan për arsye të mira të përdornin telefonat sa ishte koha e pandemisë, por kjo u instalua si një trend që po vazhdonte si një trend shumë herë më të madh për të pasur rrjetet e tyre, për të pasur akauntet e tyre, sepse nëse përpara merrnin pjesë vetëm në You Tube për të parë video apo vetëm në video lojëra, kjo kaloi me një përdorim akoma më të gjerë në Tik-Tok, në Instagram, në You Tube apo thjesht edhe në Facebook.”, – theksoi psikologja, Edlira Destani.

Kjo e ka rritur rrezikun e keqinformimit të fëmijëve dhe të rinjve, ndërsa shkakton edhe pasoja në shëndetin psikofizik, thotë psikologja, Destani. (TVM2)