RRITJA E PAGAVE/ SASHK dhe Qeveria do të tentojnë të gjejnë zgjidhje dhe të shmanget greva

Për sot janë paralajmëruar bisedime të reja në mes të Sindikatës për Arsim dhe Shkencë dhe Qeverisë.

Do të tentohet të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura deri më 11 prill për kur SASHK-u ka caktuar grevën e përgjithshme.

“Mbrojtja e standardit dhe integritetet të kuadrit arsimor është prioritet i lartë i Qeverisë, pikërisht ky dialog presim të jetë pozita në bazë të cilës do të avancohet statusi i të punësuarve në sistemin edukativo-arsimor”, thonë nga Qeveria.

Shkollat dhe çerdhet nuk do të punojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre për rritje të pagave në përputhje me koeficientit e vendit të punës”, kanë deklaruar nga SASHK-u.

Ministrja e Punëve dhe Politikës Sociale thotë se shpreson se do të këtë marrëveshje, ndërsa nëse nuk ka, cedhet do të duhet të punojnë për t’u përkujdesur për fëmijët.