Rektori Zeqiri takoi rektorin e Universitetit ‘Shën Qirili dhe Metodi’ Jankullovski

Shkup, 17.01.2023 Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof.dr. Izet Zeqiri priti në një takim pune rektorin e Universitetit ‘Shën Qirili dhe Metodi’ në Shkup, Prof.dr. Nikolla Jankullovski. Gjatë takimit dy rektorët biseduan lidhur me gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, mënyrat e avansimit të tij, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup me Universitetin ‘Shën Qirili dhe Metodi’. Rektori Zeqiri informoi mysafirin me zhvillimet në UNT, programet studimore në kuadër të fakulteteve, numrin e studentëve dhe me objektet e reja që qeveria ndau për UNT-në në kazermën Ilinden. Dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin mes programeve studimore të fakulteteve, aktiviteteve në kuadër të drejtorisë interuniversitare. Rektori Zeqiri gjatë takimit i dhuroi rektorit Jankullovski plaketë me figurën e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – NënaTerezë.