Reagon MASH: Bojkoti i mësimit nuk është opsion për nxënësit

Pas marrjes së informacionit se grupe të izoluara të nxënësve në disa shkolla në vend  po i  bojkotojnë mësimet nën udhëzimin e prindërve dhe kujdestarëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën apel  për arsyeshmëri dhe ribashkimi i fëmijëve të tjerë në klasat e tyre , sepse procedura nuk shkon në favor të arsimimit të tyre, kumton Ministria e Arsimti dhe Shkencës dhe me këtë rast bën me dije se çdo orë e humbur, sidomos tani kur procesi arsimor është i organizuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushtet e një pandemie, do të thotë njohuri e humbur, e cila është e vështirë të kompensohet.

MASH thekson se arsyeja për bojkotin e mësimdhënies është e parsyeshme , duke pasur parasysh se digjitalizimi i arsimit është proces global që po zhvillohet  në shumë vende të botës, dhe Maqedonia e Veriut, siç thuhet, “duhet të mbajë hapin me trendet moderne dhe t`i afrohet standardeve për cilësinë e arsimit të imponuar nga shoqëritë e zhvilluara”.

“Digjitalizimi i materialeve për mësim është definuar në Ligjin e ri për Tekstet dhe Materialet e tjera Mësimore dhe Didaktike dhe është paraparë të zhvillohet në etapa  , duke filluar në klasën e katërt nga viti i ardhshëm shkollor, kështu që për këtë pikë nuk prek fare nxënësit e shkollës së mesme dhe ata nuk kanë asnjë arsye të mungojnë në klasa mbi këtë bazë”, apelon MASH.

Zgjidhja ligjore që zbatohet për tekstet shkollore është plotësisht në përputhje me nevojat e imponuara nga bota në të cilën ata jetojnë, dhe kjo është bota dhe epoka e teknologjisë digjitale dhe askush prej tyre nuk duhet të inkurajojë ose mbështesë rezistencën ndaj ndryshimit që përqëndrohet në interesat e tyre më të mira dhe ndryshimet  të cilët do të përmirësojë mësimdhënien,, ndërveprimin midis mësuesve dhe studentëve, do të zvogëlojë vëllimin e detyrave të shtëpisë dhe punës së prindërve dhe kujdestarëve me studentët dhe do të sjellë përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të sistemit arsimor kombëtar.

Ne u bëjmë thirrje nxënësve  që nuk janë pjesë e orëve  sot, të vazhdojnë mësimet e tyre dhe të përfundojnë me sukses vitin shkollor. Në ndërkohë, qytetarët duhet të vazhdojnë të ndjekin informacionet  e publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me krijimin dhe zbatimin e ndryshimeve në sistemin arsimor, pasi të gjitha burimet e tjera të informacionit mund të jenë të pasakta dhe natyre manipuluese, me qëllim  për të nxitur reagime të pa dëshiruara  pikërisht nga nxënësit dhe familjet e tyre”, informoi Ministria er Arsimit dhe Shkencës.