Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup hedh poshtë deklarimet e analisteve të dhëna në emisionin Click Plus të televizionit kombëtar TV21 më datë 17.10.2022, ku në debat e sipër rreth zhvillimeve politike në vend, si shembull për ndikim politik në institucionet publike, u përmend rasti me thirrjen publike për rinovimin e një objekti të UNT-së tek ish-kazerma ‘Ilinden’ të cilin qeveria ia ndau institucionit tonë.
Me këtë sqarim hedhim poshtë si të pabaza deklaratat e lartëpërmendura, dhe këtë demant e argumеntojmë me faktet si më poshtë:
?.Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup ende nuk i ka vënë në funksion objektet e marra nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që me vendim të qeverisë të datës 19.04.2022 me numër 41-3077/1 të qeverisë së RMV-së pasi atje akoma në njërin nga objektet janë të pranishëm pjesëtarët e ARM-së.
?. Ju informojmë se UNT lejen për nisjen e procedurës për rinovim të objektit në fjalë e ka marrë para katër muajve nga Ministria e Trasnportit dhe Lidhjeve, konkretisht më datë 06.05.2022 me numër 28-207, e jo para dy viteve siç u komentua në emision.
?. Procedura për rinovim të objektit në fjalë nga ana e UNT-së ka filluar më datë 13.05.2022, dhe gjatë saj janë paraqitur gjithsej pesë oferta, ndërsa anjëra nga kompanitë nuk kishte përmbushur kushtet e parapara, përkatësisht nuk posedonte dokumentacion të nevojshëm, me ç’ rast janë eliminuar nga gara, në bazë të Ligjit për prokurime publike.
?.Më datë 11.08.2022 sërish është hapur procedura për rinovimin e të njejtit objekt, dhe procedura është në vijim e sipër.
?.Procedura e prokurimit nuk realizohen me shkop magjik, por me një procedurë të gjatë e të komplikuar, që kërkon si vijon: shpallja thirrjes publike zgjat 30 ditë, vizita e kompanive në objekt 2 ditë, evaluimi i ofertave 30 ditë, ndërsa pas evaluimit marja e vendimit, respektivisht shqyrtimi i ofertave merr 10 ditë tjera pune, që do të thotë një procedurë mesatarisht zgjat 70 ditë.
UNT informon qytetarët dhe opinionistët se në të gjitha proceset vepron me ndershmëri, transparencë të plotë dhe në bazë të ligjeve në fuqi, ndërsa ngelet e hapur për çdo lloj pyetje që vie nga komuniteti i respektuar i gazetarëve.