Ministria e Arsimit dhe Shkencës demanton informacionin e cila është publikuar në disa mediume për sjelljen e një Rregulloreje nga ana e Qeverisë me të cilën shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë me punë nga 18 maj 2020.
Informojmë se bëhet fjalë për informacion dhe dokument me të cilin aspak nuk është përgatitur nga ana e MASH-it dhe e konfirmuar nga Qeveria. Kjo temë nuk ka qenë lëndë diskutimi në seancat e Qeverisë ditët e kaluara. Për të gjitha vendimet të cilat institucionet e sistemit në mënyrë të koordinuar i sjellin në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, opinioni gjithmonë informohet me kohë nga ana e shërbimeve të angazhuara për marrëdhënie me publikun. Apelojmë që të mos krijohen dhe shpërndahen lajme të rrejshme, sepse kjo nuk shkon në dobi të përpjekjes së përbashkët për përballje me gjendjen aktuale dhe krijon shqetësim shtesë tek qytetarët në këtë periudhë të rëndë për të gjithë ne”, thuhet në reagimin MASH-it.