
Një shofer ambulance në Holandë i ka ndihmuar 14 mijë njerëz t’i plotësojnë “dëshirat e tyre të fundit”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, infermierit në pension, Kees Veldboer 60 vjeçar, i erdhi ideja kur transferoi një pacient të sëmurë në një spital tjetër, ndërkaq përkundër kohës së lirë e pyeti atë se ku donte të shkonte.
Kështu ai dëshironte të shihte portin e Roterdamit për herë të fundit, dhe Veldboer caktoi një person që t’ia plotësonte këtë dëshirë.
Një vit më vonë 60 vjeçari themeloi fondacionin “Stenshting Ambulanca Wens” dhe që atëherë i ka transportuar pacientët në dasma, muze, galeri, shfaqje, ndeshje futbolli etj. /Telegrafi/

Çifti i moshuar që shprehu dëshirën të shoh borën për herë të fundit.

Një burrë që takoi një fokë.

Një grua që u dërgua në një shtallë për të parë një kalë.

Një burrë që u dërgua për të parë makina klasike në një shfaqje në Rosmalen

Një burrë që u dërgua në muze, pasi ishte i apasionuar pas artit.

Pacientët vizitojnë personazhet e Disney On Ice.

I moshuari që u dërgua në një akuarium për të parë peshkaqenë.

Dëshironte të shihte plazhin për herë të fundit.