PARALAJMËRIMI PËR BOJKOT/ Prindërit dhe partitë t’i largojnë duart nga nxënësit, tha Carovska

Prindërit dhe parti të caktuara politike t’i largojnë duart nga nxënësit për interesat e tyre personale dhe për momentin të ndjekin interesin e fëmijëve. Ky është apeli i ministres Milla Carovska, pasi iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” ka paralajmëruar bojkotin e sotëm paralajmërues.

Një pjesë e nxënësve të klasës së katërt në shkollën “7 Marsi” në Miletin të Bërvenicës nuk i lëshuan fëmijët e tyre në shkollë. Ata janë të revoltuar që këtë vit nxënësit e klasës së katërt nuk i morën librat në përputhje me konceptin e ri me të cilin duhet të mësojnë nëpërmjet pajisjeve elektronike.  

“Asnjë shkollë nuk është e mbyllur për shkak bojkotit. Bojkoti nuk i kryen punë askujt dhe më së paku është në interes të nxënësve. Programi është miratuar dhe kam pasur mundësi të shoh se mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur. Programi i ri duhet të sjell kualitet në arsim”, tha Carovska, përcjell Schoolture.info

Përgatiti: Schoolture.info