E PËRPIU TELEFONIN/ Lajmi për shqiptarin bëhet viral në tërë botën

Faqes më të madhe që publikon “meme” dhe shaka, “9gag”, nuk i ka ikur rasti në Kosovë ku një person ka gëlltitur telefonin

Faqja më e famshme në botë për shakatë që shpërndan në rrjete sociale, ka raportuar edhe për rastin e 33-vjeçarit nga Kosova e cili para pak ditësh e ka përpirë telefonin dhe është dashur ndërhyrje kirurgjikale për të ia larguar nga trupi.

“Mjekët në Kosovë duhej të ndihmonin 33-vjeçarin e paidentifikuar pasi ai gëlltiti një telefon të tërë Nokia. Telefoni kishte qenë në barkun e tij për katër ditë. Skender Teljaku, i cili drejtoi ekipin mjekësor, ndau fotografi në Facebook të telefonit pasi u hoq, si dhe imazhe me rreze X dhe endoskop ndërsa ishte ende brenda”, shkruan “9gag”, transmeton Express.

Tutje kjo faqe ka treguar se si mjeku kosovar e ka larguar telefonin nga trupi i 33-vjeçarit, pa e prerë atë në stomak.

Ai arriti të hiqte objektin e huaj pa e prerë në stomak duke e nxjerrë në tre pjesë me endoskopi. Sipas gazetës vendore, Express, ai shkoi vetë në spitalin e Prishtinës, për shkak të dhimbjeve që ia kishte shkaktuar objekti i gëlltitur. Bateria ishte pjesa më e rrezikshme e telefonit sepse mund të shpërthente dhe të lëshonte kimikate në zorrën e njeriut, jeta e të cilit ishte potencialisht në rrezik”, shkruan “9gag”.

Ndryshe, 33-vjeçari i cili para paki ditësh ka gëlltitur telefonin, është i burgosur.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express Florent Gashi, zyrtar për komunikim në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“I burgosuri, A. A, i dënuar me 4 vite për veprën penale, Vjedhje e rende. Me 30.08.2021 ka njoftuar se ka gëlltitur telefonin mobil dhe ka kërkuar ndihme mjekësore. Pasi është vizituar nga mjeket e qendrës, menjëherë është dërguar ne Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku edhe  i është bere fotografimi Rentgen. Ne fotografim është vërtetuar se i njëjti ka gëlltitur telefonin mobil, menjëherë është nisur per ne SHSKUK, ku edhe është intervenuar. Pas intervenimit, i burgosuri ne fjale është kthyer ne QP Mitrovicë, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe po vizitohet nga mjeket e qendrës”, ka deklaruar ai.