Nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe nga 4 komuna përmes aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta kanë përcjellë porosinë se kur vullneti dhe dëshira është e madhe paragjykimet mund të zhduken. Ata së bashku me muaj të tërë kanë realizuar projekte të fushave të ndryshme me qëllim njohjen e njëri-tjetrit.
Përderisa nxënësit munden që bashkërisht të punojnë pa marr parasysh përkatësinë etnike, fetare, kulturore e kështu me radhë, në bazë të punës që e kanë bërë, në grupet punuese, në aktivistin që e kanë zhvillu, të njëjtën mund ta bëjnë edhe më gjërë në shoqërinë tonë..Kanë ndodhur shumë shoqërime të reja, kanë ndodhur shumë ide të reja, shumë ide kreative për një të ardhme më të mirë, për një proces edukativo arsimor me shumë shumë risi”.- tha Teuta Idrizi, mësuese
Grupi më i madh i nxënësve bashkërisht për disa muaj u shndërruan në gazetarë duke sjellë rrëfime të shumta për përjetimet e bashkmoshtaravë të tyre.
Kemi punuar me gjithsej 80 nxënës edhe pse sot në përmbylljen e këtij projekti, kemi mbi 240 nxënës. Grupet që punuan ishin: gazetarë, fëmijë që i përgatitën broshurat dhe që përcollën ngjarjet që u zhvilluan në grupet tjera”- theksoi Zllata Ançevska, psikologe
Kam mësuar disa fjalë në gjuhën shqipe, kam njohur shokë të rinj. Përfundimisht dëshiroj të bëhem gazetar, dhe kam mësuar që të bëhesh gazetarë duhet të jesh profesionist. Kam mësuar si bëhet një faqe internet dhe çfarë duhet që të bëhesh gazetarë”.- u shpreh Teo Tasevski, nxënës
Në këtë projekt u përfshinë komunat Çair, Gazi Babë, Kisella Voda dhe Gjorçe Petrov. “Të gjithë jemi së bashku’’ është pjesë e projektit ,,Ndërtojmë ura’’,që ka për qëllim të kontribuojë për integrimin multietnik dhe angazhimin qytetar të fëmijëve të shkollave fillore. /Alsat-M/