Për vitin shkollor 2020/2021 në vend në klasën e nëntë kanë përfunduar 19.927 nxënës. Për përfshirjen e plotë në konkursin janë siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira edhe atë: 25.932 në gjuhën maqedonase, 8.865 në gjuhën shqipe, 1.088 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe, ose gjithsej 35.919 vende për nxënësit në gjitha shkollat e mesme publike në vend, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Paraqitja dhe afati i dytë i regjistrimit i nxënësve, informojnë prej atje, ka filluar dje, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen nesër.
Vende të lira për afatin e dytë ka për gjithsej 23.581 nxënës edhe atë: 15 445 për mësim në maqedonisht, 7.280 vende të lira për mësim në shqip, 822 vende të lira në gjuhën turke, 32 për mësim në serbisht dhe dy vende të lira për përsëritës.
Vende të lira sipas llojit të arsimit për afatin e dytë ka edhe në gjimnaz 5.945 ku – 3.465 për nxënës në gjuhën maqedonase, 2.133 për nxënës për mësim në shqip, 315 për nxënës në turqisht, 32 për nxënës me mësim në gjuhën serbe; në arsimin profesional 17.313 vende të lira ku -11.798 për nxënës në gjuhën maqedonase, 5.006 për nxënës në gjuhën shqipe, 507 për nxënës në turqisht dhe dy vende të lira për përsëritës.
Afati i parë dhe regjistrimi i nxënësve është realizuar në ditët 16.17, 18 dhe 19 qershor 2020, ndërsa rangimi i listave me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira janë publikuar më 19 qershor 2020. Në shkollat e mesme ku realizohen plane dhe programe arsimore dhe për art dhe testim kualifikues është realizuar më 17 dhe 18 qershor 2020.