Nuk ka paralele shtesë për drejtimin infermieri në “Pançe Karagjozov”

Provimi pranues në shkollën e mesme të mjekisë “Pançe Karagjozov” ka diskualifikuar 62 semimaturantë me sukses të shkëlqyeshëm, në drejtimin infermieri. Këto të fundit tashmë kanë tërhequr dokumentacionin pasi nuk ekziston mundësia për hapjen e paraleleve shtesë në këtë drejtim.

Duhet ta sqarojmë se me një paralele shtesë nuk do të zgjidhej problemi. Sepse, ne kishim mbi 64 nxënës të cilët nuk arritën të pranohen. Pra, një paralele nuk mund ta zgjidh këtë problem. Ishte e nevojshme më së paku 2 paralele, mirëpo kjo nuk është kaq e thjeshtë. Duhen përgatitje paraprake, financim të siguruar, hapësira të reja, kuadër teknik”-pohoi Maja Saliu, drejtore e sh.m.q.sh “Pançe Karagjozov”.

Për drejtimin infermieri konkuruan 164 semimaturantë me pikë të njëjta, vende të lira u siguruan për 102 nxënës.

Në shkollën tonë mund të them se janë plotësuar numrat për shkollimin katërvjecar. Në drejtimin trevjeçar përkujdesës – infermierë kanë mbetur edhe disa vende të lira”-tha Maja Saliu, drejtore e sh.m.q.sh “Pançe Karagjozov”.

Semimaturantët e diskualifikuar në afatin e parë kanë të drejtë të konkurrojnë në afatin e dytë për regjistrim që do të mbahet më 24 dhe 25 qershor. Përveç mjekësisë, vende të lira ka në thuajse të gjitha shkollat e mesme profesionale.

Burimi: TV Alsat