Në shkollat nuk kanë arritur dëftesat të cilat duhet të plotësohen që tu jepen nxënësve, së pari gjysmë maturantëve, dhe që këtu disa nga profesorët kanë frikë se mos përsëritet problemi i vjetshëm kur kishte mungesë të dëftesat.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se nëse do të ketë vonesa, atëherë nxënësit do të mund të konkurrojnë me fotografi nga e-ditari.
“Nëse nxënësit deri më 15 qershor ende nuk e kanë marrë dëftesën e tyre për klasën e 9, i vendosin notat e tyre të evidentuar në e-ditarin. Kur do të konkurrojnë në pjesën për dëftesat për klasën e 9, e vendosin dokumentin/fotografinë dhe në këtë mënyrë e plotësojnë aplikimin”, kanë deklaruar nga MASH.
Këtë vit, MASH për herë të parë ka vendosur një shërbim digjital e cila do të mundëson aplikim online e cila nxënësve nuk u merr më shumë se 5-10 minuta. /Schoolture.info