Jam i bindur se problemi me orët shtesë dhe me mungesën e pajisjeve për punë do të zgjidhet shpejtë, në të kundërtën, mësuesit do të revoltohen dhe kjo do të ndikojë në cilësinë e mësimit.
Kështu u përgjigj në pyetjet e gazetarëve, i pari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov.
“Unë jam i bindur se do të gjendet zgjidhje. Problemi është real dhe duhet të gjendet zgjidhje për realizim të pandërprerë të mësimit. Në të kundërtën, do të kemi mësues të revoltuar dhe jo të motivuar që do të pasqyrohet në cilësinë e mësimit”, tha Nedelkov.
Ai ka qetësuar mësuesit duke u thënë se zgjidhje do të ketë dhe se nuk do të ketë dyfishim të orëve mësimore./TV21