Një e treta e fëmijëve të cilët këtë vit duheshe të fillojnë klasën e parë nuk janë paraqitur në shkollat fillore të Kumanovës. Në vend të 1570 nxënësve janë regjistruar vetëm 1073 nxënës.
Derisa në shkollat e mesme janë regjistruar 222 nxënës më pak se vitin e kaluar. Në vend të 2500 nxënësve që ishin evidentuar në konkurs, janë regjistruar vetëm 1161 nxënës. Numri më i madh I nxënësve të regjistruar janë në gjimnaz dhe drejtimet medicinare, ndërsa më pak në drejtimet ekonomike dhe ato të bujqësisë.
Shkaktari i zvogëlimit të numrit të nxënësve është shpërngulja e tyre jashtë shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Në komunën e Kumanovës janë gjithsej 15.614 nxënës në 22 shkolla. Nga ato 10.364 në shkollat fillore dhe 5250 në shkolla të mesme./Alsat