Shkolla e Mesme Profesionale –“8 Shtatori”, e njohur si EMUC, në periudhën e kaluar ka punuar në përpunimin e sistemit automatik për dezinfektimin e makinave për nevojat e Shtabit të Krizës të komunës së Gazi Babës. Të kyçur në këtë projekt kanë qenë profesoret: Fikret Ali dhe Pero, Todorovski.
Këto ditë përfundojnë përgatitjet edhe për sisteme të tilla edhe për komunën e Bogdancit dhe Dojranit.
Projekti është bërë me iniciativë të kryetarit të komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski, i cili në bashkëpunim me shkollën makinerike “8 Shtatori” u bë e mundur realizimi i një projekti teje të rëndësishëm në këtë kohe krize.
Drejtori i Shkollës, Kenan Hasani në një deklaratë për Schoolture.info, u shpreh i lumtur për realizimin e këtij projekti që ka një rëndësi të posaçme pikërisht në kohë të duhur deri sa po zgjat kriza me koronavirusin.
“Me iniciativë të kryetarit të komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski ju bashkangjitëm këtij projekti, duke vlerësuar se është tej mase i rëndësishëm për këtë periudhë. E pamë të arsyeshme që edhe në të kontribojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona në ballafaqimin me koronavirusin. Dua që në emrin tim t’i falënderoj profesorët Fikret Ali dhe Pero Todorovski të cilët përpunuan sistemin automatik për dezinfektim të makinave për nevojat e Shtabit të Krizës të komunës së Gazi Babës. Dua të theksoj se ata në mënyrë vullnetare u kyçën në realizmin e kësaj ideje”, tha drejtori Kenan Hasani.
Përgaditit: Schoolture.info