Hana, Mina e Enisa janë klasa e parë. Ata së bashku dorë më dorë për çdo ditë shkojnë në shkollën Faik Konica në Radushë.
Ata ndajnë edhe të njëtën bankë.
Hana së bashku me mësuesen përseritën shkornjat dhe numrat.
“Cila është kjo shkronjë? N. Çka fillon me shkronjën N, nëna”.
“Në këtë mënyrë mbahet ora mësimore në shkollën fillore Faik Konica në Radushë”.
Mësuesja është e kënaqur se si të gjithë nxënësit bashkëpunojnë dhe i ndëhmojnë njëri tjetrit.
“Shumë jam krenare pasi që kur e shoh se si e kanë pranuar dhe e duan si shoqe edhe une si mësuese mundohem që më shumë të punoj me nxënësit që të ndihet më rehat Hana. Duhet të gjithë të konsiderojmë si të njejtë si nxënësat tjerë. Jo t’i lëmë veç apo anash ti lëmë në klasa tjera. Kështu që t’I pranojmë ashtu si nxënësat tjera. Ju e keni vështirë të punoni? Jo aspak. E kam pranuar ashtu sikurse nxënësit tjerë pothuajse si vajzën time e dua shumë. Është shumë komunikative, është e gjallë, e talentuar edhe skam pengesë në klasë”, tha mësuesja Mevlane Osmani.
Në këtë shkollë ka 5 nxnëses me nevoja të posaçme e për këtë drejtori i shkollës Besim Agushi ka dërguar kërkesë për t`u siguruar asistent personal.
“Kam kërkuar asistent personal për ato që t’i mbykqirin. Mirëpo ende nuk kam marë përgjigje për asistent personal që këta fëmijë të kenë në çdo aspekt t’u ndihmojë, në klasë, në korridor, oborr të shkollës. T’u ndihmojë dhe të jetë gjatë gjithë kohës me këta fëmijë. Por ende nuk kam marrë përgjigje nga Zlaten Sremec ajo është shkollë speciale për këto raste”, tha drejtori i shkollës Besim Agushi.
Hanës i pelqeu kamera e kështu së bashku me kameramin xhiroi deklaratën e mësuesës së saj. Por kishte prirje edhe për gazetare. Se çfarë do të bëhet Hana kur do të rritet do të presim edhe pak. Së fundmi na recitoi edhe një vjerëshë./KlanMacedonia/