Sot kur trupi yt prek tokën dhe shpirti yt qiellin, e kemi të vështirë të të drejtohemi ashtu siç të jemi drejtuar për vite me radhë ,që kur erdhe në institucionin tonë z. drejtor. Sot nuk duam ta mbysim dhimbjen me fjalitë e zakonshme, formale që thuhen zakonisht në raste të këtilla.. do t’i themi në një moment tjetër. Sot do t’i flasim Farukut. Sot do t’i flasim atij dhe për atë që shpesh në bisedat tona jo formale e quanim, djalosh… Faruku është djalosh. Faruku ishte djalosh në plotkuptimin e fjalës, jo vetëm të moshës, por asaj çfarë ai përfaqësonte për ne: I dashur, I sjellshëm, përkrahës, punëtor e I papërtueshëm, I qeshur e dashamirës, modest, I përgjegjshëm dhe I respektueshëm njësoj karshi më të moshuarve dhe më të rinjve, kolegëve e nxënësve e mbi të gjitha titullit dhe institucionit që udhëhiqte. Me të gjitha cilësitë që zoti e do njeriun. Erdhe, të njohëm, nuk e patëm të vështirë të të respektojmë ,të deshëm, I dhe frymë gjimnazit, të dhamë frymën e fundit. Sot kur shpirti yt prek qiellin, nuk e dimë se sa. do të të ndihmojnë lutjet tona, sepse me besimin qe kishe jemi. të bindur që i ke paraprirë edhe vendit në qiell vet. Thonë që parajsa është vendi I dashurisë dhe atyre që kanë ditur të japin dashuri në të gjitha format; për prindërit, për bashkëshorten, për fëmijët, për vëllezërit, për mbesat, për nipërit, për kolegët, për miqtë, për punën.. dhe me qetësinë që të karakterizonte edhe për gjithë të tjerët. Pra nëse është kështu, atëherë t’i e ke vendin tënd atje.. vetëm se na vjen keq, që do të shkosh kaq herët. Thonë që zoti i do afër të mirët, por edhe ne.. edhe ne do të donim të të kishim edhe më gjatë në mesin tonë. Edhe toka ka nevojë për më shumë njerëz dhe njerëzillëk, siç ishe dhe siç dije të falje ti. Ti që nuk dite tu thuash jo kolegëve të tu për asgjë në gjithë këto vite, na mërzite fort në fund dashuria dhe respekti, thonë poetët, është edhe dhimbje. Dhimbje për ata që mbeten pas…por, edhe krenari për; Birin që ishe, për familjen që ndërtove, për mbështetjen vëllazërore, për këshillat atërore, për drejtuesin e drejtë, për mikun e mirë, për shqiptarin e mirë, për njeriun e mirë. Është shumë e vështirë të pranosh që i ke humbur të gjitha këto për një ditë, për një moment. Lum t’i për veten tënde! Lum ne që punuam me ty. Le të jetë njerzillëku dhe përkushtimi yt një kujtim ngushëllues e krenarie për fëmijët e tu, një kujtim frymëzimi për shoqërinë në përgjithësi! Ishe paqësor në paqe dhe u prehsh. Atë që nuk arritëm të ta themi dje, sepse na mbytën lotët, sepse na ngulfati dhimbja dhe piskama, sepse pafuqia e mundi dëshirën, sepse kishim një tjetër shpresë për ty sot,
ME ZEMËR TË THYER
LAMTUMIRË Z. DREJTOR!