Ministria e arsimit dhe shkencës bën të ditur se sot është bërë pagesa për racionin e subvencionuar ushqimor të studentëve për muajin prill. Mjetet janë transferuar në llogaritë bankare të më shumë se 28 mijë studentëve që kanë ushtruar këtë të drejtë në një nga thirrjet e shpallura më parë për aplikim.
MASH rikujton se në periudhën nga data 20 deri në datën 30, përkatësisht datën 31 të çdo muaji, është e hapur mundësia për aplikim për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të ushqimit për studentët për të gjithë ata studentë që më pare nuk i kanë plotësuar kushtet, ose nuk kanë aplikuar për arsye të tjera. Aplikimi për ushqim të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke bashkangjitur vetëm dy dokumente – formularin për aplikim dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave, si dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.