MASH shpall konkurs për subvencionimin e mjeteve për instrument të blerë muzikor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për subvencionimin e mjeteve për instrument të blerë muzikor në vitin shkollor/akademik 2022/2023.

Ministria do të rikthejë një pjesë në vlerë prej 75 për qind të mjeteve të paguara për një instrument muzikor të blerë, por jo më shumë se 100.000 denarë. Konkursi është për blerjen e 25 veglave muzikore nga nxënësit e rregullt dhe për 25 instrumentet muzikore nga studentë të rregullt, të cilët duhet të regjistrohen në shkollat ​​e mesme shtetërore, pra në institucionet e arsimit të lartë shtetëror ku mësohet muzika.

Konkursi i publikuar në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rendit kushtet që duhet të plotësohen, dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit për suvencionim të mjeteve për instrument të blerë muzikor.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 60 ditë nga shpallja e konkursit.