MASH miraton hapjen e dy paraleleve të reja në gjuhën shqipe në Veles

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar hapjen e dy paraleleve të reja në gjuhën shqipe edhe atë një në gjimnazin, “Koço Racin” në Veles dhe një në shkollën e mesme ekonomike.

Për këtë vendim ka njoftuar nëpërmes “Facebook”, ish kandidat i BDI-së për këtë Komunë, Suat Shaqiri.

Në një bisedë informative, Shaqiri na njofton se në Gjimnazin “Koço Racin” tash do të ketë, dy paralele në gjuhën shqipe, kurse në shkollën ekonomike për herë të parë po hapet një paralele e tillë, njofton indeks.mk.

Nëpërmes shkrimit, Shaqiri ka bërë thirrje që të gjithë nxënësit e interesuar të regjistrohen në këto paralele duke rritur kështu numrin e nxënësve shqiptar dhe zhvillimin e arsimit shqip në Veles.

Njoftimi i plotë:

 Njoftim:

 Njoftohen të gjithë prindërit dhe nxënësit e rajonit të Velesit dhe Çashkës se Ministria e Arsimit ka miratuar hapjen e dy paraleleve të reja ne gjuhën shqipe edhe atë një paralele në gjimnazin e përgjithshëm “Koço Racin- Veles” dhe një paralele në shkollën e mesme ekonomike.

 Regjistrimi i nxënësve bëhet edhe në ditët në vijim vetë që duhet ti dorëzojnë dukemtet në shkollë pran komisionit për regjistrim.

Andaj ju bëj thirrje te gjithë nxënësve të interesuar që të regjistrohen në këto paralele duke rritur kështu numrin e nxënësve shqiptar dhe zhvillimin e arsimit shqip në Veles.

Shpresoj që vit pas viti numri i nxënësve të rritet si dhe të rritet edhe numri i paraleleve dhe kuadrit arsimor.

 Për çdo informacion na konsultoni