MASH marrëveshje me USAID për avancimin e arsimit sipërmarrës në shkollat e mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Junior Achievement Maqedoni, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendrën për Arsim Profesional dhe Trajnim dhe së bashku me mbështetjen e fuqishme të Zyrës së USAID-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk

“Memorandumi mes këtyre institucioneve u nënshkrua me qëllim krijimin e rinisë së motivuar për inicimin dhe realizimin e biznes-ideve personale, që do të jenë rrëfime të suksesshme falë përvetësimit të shkathtësive për liderizëm, punës në ekip, organizimit, prezantimit, planifikimit dhe punës financiare gjatë arsimit të mesëm”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se do të punojë në mënyrë intensive, me qëllim zhvillimin e aftësive sipërmarrëse te të rinjtë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me nënshkruesit do të punojmë në mënyrë intensive, përmes një sërë aktivitetesh, në zhvillimin e aftësive sipërmarrëse te të rinjtë të cilët pas përfundimit të procesit arsimor do të jenë të përgatitur për sendërtim të mëtejshëm arsimor apo për hyrje në tregun e punës. Memorandumiparashikon përfshirjen e përfaqësuesve të institucioneve arsimore në ngjarje ndërkombëtare, panel diskutime dhe punëtori të organizuara nga Junior Achievement nëpër tërë Evropën, ku pjesëmarrësve do t’u mundësohet t’i zgjerojnë kufijtë e njohjeve dhe njohurive të shkëmbyera me trendet aktuale në sferën e të mësuarit të sipërmarrësisë dhe përcjelljen e të njëjtave shkollave dhe nxënësve tanë”, thonë nga MASh-i.