109 vjet nga lindja e Nënës Terezë, jeta e humanistet shqiptare (VIDEO)

Kur ajo ishte gjallë Nënë Tereza njihej dhe konsiderohej nga njerëzit që i besonin se ajo bënte mrekulli.

Sot ajo kujtohet si shenjëtore e vërtet.

Kjo grua me një fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, ka pushtuar imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Urdhri që ajo themeloi, Misionaret e Bamirësisë, u rrit dhe mblodhi 3.000 murgesha dhe 400 vëllezër në 87 vende, që kujdeseshin për të varfërit.

Në vitin 1979, ajo mori Çmimin Nobel për Paqe dhe kërkoi që darka madhështore gala që do të mbahej për të, të anulohej dhe të ardhurat t’u jepeshin të varfërve të Kalkutës.

Në vitin 2002, pesë vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II gjykoi se shërimi i një gruaje që vuante nga tumori në stomak, ishte rezultat i ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës.

Viti 2016 shënoi në kalendarin Apostol Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Ajo u shenjtërua zyrtarisht nga Vatikani.