UNSHM ka reaguar në lidhje me vazhdimin e bojkotit pas takimeve me deputetët që kanë pasur këtyre ditëve.
“Pas takimeve tona me deputetët në Kuvend, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme është i sigurt se gëzon mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve në legjislaturë. Në këtë drejtim, Kuvendi Qëndror i Unionit ka vendosur të pezullojë përkohësisht bojkotin e orëve të mësimit – nga 6 deri më 12 shkurt 2021 – kjo do të thotë që të Premten (5 Shkurt), pra edhe nesër do të bojkotohet. Bojkoti ynë është rezultat i mos dëgjimit të problemeve, argumenteve dhe propozimeve tona konkrete. Në asnjë mënyrë, nuk synon humbjen e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, por ndryshimin e modelit të maturës shtetërore këtë vit. Ne gjithashtu kemi nevojë edhe për mësimdhënie cilësore por dhe për një maturë shtetërore të modifikuar dhe zhvillim të mëtejshëm arsimor dhe profesional. Për shkak të kësaj, Unioni lë rastin dhe kohën që institucionet të pranojnë dhe zbatojnë kërkesat tona”, thuhet në reagimin e UNSHM-së. /Schoolture.info/