Këshilli i SASHK-ut, në mbledhjen e rregullt ka marrë vendim për vazhdimin e grevës dhe për të mos e pranuar ofertën e Qeverisë.
Qeveria në mbledhjen e fundit ka ofruar rritje të pagës prej 10%, ndërsa kjo, është refuzuar,.
“Mbi 95% janë deklaruar kundër. Së pari, anëtarët e SHASHK-ut, reagojnë ndaj sjelljes së Qeverisë duke mos dhënë oferta, dhe se sjellja e tillë nuk shpie deri tek zgjidhja e çështjes”, tha Nedellkovski.
Ai tha se kjo ofertë nuk është dinjitoze, ndërsa kanë shtuar se do të vazhdojnë bisedimet me Qeverisë për të gjetur zgjidhje.