KRIJIMI/ Studentët nëpërmjet hakatonit krijuan zgjidhje digjitale për përmirësimin e punës së fakulteteve

Gjashtëmbëdhjetë studentë dhe studente nga fakultete të ndryshme krijuan zgjidhje digjitale për përmirësimin e punës së fakultetit/universitetit ku studiojnë. Zgjidhjet përfshijnë që nga avancimi i gjendjes së organizimit të studentëve e deri te lehtësimi i menaxhimit me procedurat administrative të universiteteve, njofton Radio MOF, transmeton Portalb.mk.

Zgjidhjet janë punuar gjatë hakatonit treditor studentor për krijimin e veglave digjitale, i cili u mbajt fundjavën e kaluar. Forumi Rinor Arsimor (FRA) i ka ftuar studentët që ata vetë të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve që ata më së shumti i shqetëson.

Hakatoni studentor, foto Radio MOF
Hakatoni studentor, foto Radio MOF

FRA vlerëson se digjitalizimi i shërbimeve arsimore në Maqedoninë e Veriut është proces i cili në disa sektorë, shkolla ose universitete po zvarritet edhe pse është i pashmangshëm për sot.

Duke u nisur prej këtu, studentët janë më mirë të njoftuar dhe integruar me praktikat e vjetruara të universitetet të cilat deri tani është dashur t’i digjitalizojnë.

Ekipi fitues do të ketë mundësi që veglën e tij digjitale ta prezantojë përpara përfaqësuesve të institucioneve relevante arsimore gjatë diskutimit të ardhshëm publik.

Hakatoni studentor, foto Radio MOF
Hakatoni studentor, foto Radio MOF

Hakatoni është zbatuar në kuadër të projektit “Aksion studentor për digjitalizimin e shërbimeve arsimore”, mbështetur nga Fondacioni Metamorfozis nëpërmjet projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.