Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka thënë se pushimi dimëror për nxënësit do të zgjas tre muaj, ashtu siç është e paraparë dhe se nuk ka nevojë për zgjatjen ngase gjendja me kovid-19 është stabile.
Ajo tha se në rast përkeqësimit të gjendjes për shkak të variantit të ri Omicron, atëherë MASH ka përgjegjësi të shoh faktet dhe argumentet dhe së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektive të marrin vendime që janë në përputhje me interesin e nxënësve dhe mbrojtjes së shëndetit të tyre.
Ajo ka shtuar se nga tre skenarët e përgatitur, skaneri me prezencë fizike po sjell rezultate të shkëlqyeshme.
“Po respektohen protokollet, po mbrohet shëndeti publik, ndërsa nxënësit kanë kushte adekuate për mësim në shkolla. Skriningu i bërë nga Ministria e Shëndetësisë tregoi se gjendja është stabile. MASH në bazë ditore nga të gjitha shkollat grumbullon të dhëna të rasteve të reja pozitive dhe përqindja e këtyre rasteve nuk rritet më shumë se 0.3 për qind”, ka deklaruar Carovska, raporton Schoolture.info.