Njeriu dhe shoqëria” dhe “Historia dhe shoqëria” do të thirren dy lëndët e reja në arsimin fillor sipas konceptit të ri për reforma, debati për të cilën filloi dje në Kuvend, transmeton Portalb.mk.
Këtë e ka deklaruar mbrëmë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në intervistë për Kanal 5, pasi paraprakisht në Komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport, filloi debati publik për draft konceptin e ri për arsim fillor
Ajo tha se opinioni duhet të ndjehet i sigurt dhe se kjo flet se i kanë dëgjuar qytetarët dhe se nuk dëshirojnë që frika e tyre të vazhdojë.
“Kjo reformë në asnjë mënyrë, përpos përmes lajmeve të rrejshme, nuk guxon të ndërlidhet me çështjen e politikës së jashtë”, tha ajo.
Carovska shtoi se, nga shtatori do të ketë tekste shkollore përgatitore për klasën e parë dhe të tretë, përkatësisht në ato gjenerata ku është planifikuar të fillojë reforma.