Dhjetë profesorë nga universitetet në Shkup, Manastir dhe Shtip do të marrin kompensim të mjeteve të paguara për shpallje të punëve shkencore në revista me faktor të ndikimit, referim në bazat e Web of Science ose Scopus për vitin 2018, 2019 dhe 2020.
Vendimin e solli Ministria e Arsimit dhe Shkencës me propozim të komisionit treanëtarësh i cili i shqyrton kërkesat e autorëve të paraqitur në Thirrjen publike dhe sipas planit financiar të MASH-it për vitin 2020 dhe Rregulloren për realizim të së drejtës së çmimit të njëhershëm për shpallje të punimit shkencor për kompensim të mjeteve në shpalljen e punëve.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, komisioni ka konstatuar se në periudhën nga 19 marsi i vitit 2019 përfundimisht me 27 tetorin e vitit 2020 janë dorëzuar 15 këkesa nga subjektet të cilat kryejnë veprimtari hulumtuese-shkencore dhe se 10 subjekte/autorë të paraqitur tërësisht i plotësojnë kushtet dhe kriteret e thirrjes.