Komisioni për sëmundje ngjitëse vlerëson se protokollet për vitin akademik do të zbatohen në disa faza varësisht nga situata epidemiologjike. Në mbledhjen e sotme të komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, të cilët për më 31 gusht kanë paralajmëruar se do të protestojnë kundër mësimit Onlajn. Ministria e Shëndetësisë informoi se përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Shkollave të Mesme dhe anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive sot kryesisht diskutuan për periudhën e zbatimit të protokolleve të caktuara për vitin shkollor, për të cilat Komisioni insiston të zbatohet në faza, sipas situatës epidemiologjike në vend.
Këtë mëngjes, në mbledhjen e nxënësve të shkollave të mesme u paraqitën raporte me situatën e detajuar të Kovid-19 në vend, dhe ata prezantuan kërkesat e studentëve, shumica e të cilave, thotë Ministria, tashmë janë në planin e Komisionit për Sëmundje Infektive për fillimin e vitit shkollor Ministria e Shëndetësisë
“Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shpjegoi gjimnazistëve procesin e prezantimit dhe lehtësimit të masave kufizuese në përputhje me situatën epidemiologjike. Ai informoi se të gjitha masat parandaluese të miratuara në bazë të analizave të ekspertëve dhe rekomandimeve të Komisionit janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve dhe prindërve. Në takim, të dy palët u zotuan të vazhdojnë me komunikim intensiv, në mënyrë që të kemi një organizim të mirë dhe zbatimin e masave gjatë mësimdhënies në vitin e ardhshëm shkollor “.
Unioni i Nxënësve të Shkollave të mesme kishte paralajmëruar m për më 28 gusht një protestë kundër mësimit onlajn, por tani e ka shtyrë protestën për më 31 gusht.
Qeveria ka sjellë vendim që sivjet mësimi të zhvillohet onlajn me përjashtim të klasës së parë, të dytë dhe të tretë, si dhe të atyre shkollave që kanë më pak se 20 nxënës në klasë.
Propozimi i qeverisë duhet miratohet në kuvend.