Mësohet data kur do të fillojë viti i ri shkollor

Viti i ri shkollor pritet të fillojë më 1 tetor. Kështu ka deklaruar sot, mandatari për formimin e qeverisë së re Zoran Zaev, gjatë dorëzimit të propozimit për qeverinë e re në Kuvend.

“Fillimi i vitit shkollor do të jetë më një tetor, do të filloj me seleksionim të një pjesë të nxënësve të cilët duhet të arsimohen, mësimi online është koncept për të gjithë”, ka deklaruar Zaev.

Sic dihet, nga klasa e para deri në klasën e tretë mësimi do të zhvillohet në shkolla me prezencë fizike duke u respektuar protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Më pas në varshmëri me situatën epidemiologjike do të vendoset nëse edhe të tjerët do të mësojnë me prezencë fizike apo do të vazhdohet mësimi online. /Schoolture.info/