Ka filluar bojkoti i mësimit për shkak librave dixhital

Grupi i prindërve i organizuar në Facebook me emrin “Libra shkollorë dhe mësim patjetër të ketë”, paralajmëroi bojkot të mësimit bashkë me kërkesën për ndërprerje të procedurës për miratimin e ligjit për librat shkollore dhe materialet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm.

Përfaqësuesja e grupit joformal, Dragana Spasevska, e cila dje i kumtoi kërkesat dhe paralajmëroi bojkotin, i tha MIA-s se këtë mëngjes ka bojkot në disa shkolla fillore, ndërsa për shkollat ​​e mesme, tha, nuk ka informacione.

“Kam mjaft informacione nga prindërit dhe mësuesit se sot fare nuk kanë filluar me mësimdhënie. Unë kam të dhëna private që më arrijnë dhe ndoshta 80-90 për qind sot nuk do të ketë mësim për nxënësit e shkollës fillore. Nuk kam informacione të mjaftueshme për shkollën e mesme, është akoma herët. Qëndrimi ynë është se një ditë e humbur në mësim nuk është aq e rëndësishme sa të bësh një ndryshim në arsim. Ne do të qëndrojmë pas të gjitha veprave tona derisa Ministria të na dëgjojë”, tha Spasevska.

Lidhur me mënyrën se si ata organizojnë bashkimin e bojkotit, duke marrë parasysh se ata janë një grup joformal, ajo u përgjigj se “çdo prind vendos për fëmijën e tij” dhe se ajo nuk mund, siç tha, të detyrojë askënd që të mos e le fëmijën e vet në mësim, por që “vullneti i prindërve është i fortë në pesë ditët e kaluara”.

Spasevska u përgjigj se askush nga ministria kompetente nuk i ftoi ata në takim, ndërsa ata duan, tha, të debatojnë dhe t’i propozojnë faktet dhe argumentet e tyre se ky propozim-ligj nuk do të sjellë efekte pozitive për fëmijët.

Unioni i Shkollave të mesve u distancua dje nga bojkoti, duke theksuar se organizatorët e tij nuk janë ata, por prindërit. Udhëheqësi Blendi Hodai për MIA-n këtë mëngjes deklaroi se nuk informacione nëse nxënësit e shkollave të mesme po bojkotojnë sot me vetë iniciativën e tyre.

Grupi jo formal në Fesjbuk “Libra shkollorë dhe mësimdhënie duhet të ketë” të bashkuar në Fejsbuk, i cili ka mbi 70,000 mbështetës, dje para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i paraqiti kërkesat – të ndalohet miratimi i ligjit të ri për librat shkollore, të organizohet debat publik dhe ekspertët e tyre të marrin pjesë drejtpërdrejt në revizionin dhe ndërhyrjet e tij.