Nxënësit që do të nisin klasën e parë dhe ata që duan të fillojnë vitin e parë në shkollë të mesme, do të kenë në dispozicion gjithë muajin qershor që ta kryejnë procedurën e regjistrimit. Kështu bënë të njohur ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili rikujton se nga 1 qershor fillon ky proces dhe për të njejtin sipas tij janë përgatitur protokolet e propozuara nga Ministria dhe të pranuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Ministri më tej tha se disa shkolla tashmë kanë përcaktuar itinerare të ndryshme, orare të ndryshme, me mbiemra ose duke aplikuar në formën online dhe duke ju dhënë ndonjë termin konkret për ti deponuar dokumentet, në mënyrë që të evitohet mundësia e grumbullimit të më tepër personave në objektin e caktuar shkollor.
Arbër Ademi, ministër i Arsimit
“Nga java e ardhshme fillon aplikimi, rrespektivisht regjistrimi i nxënësve në klassë të parë dhe i tërë muaji qershor do të jetë në dispozicion të prindërve që të paraqesin fëmijët e tyre të cilët kanë për obligim, kanë për detyrë që të regjistrohen në vitin e ardhshëm shkollor në kalsën e parë. Për këtë arsye ne tashmë kemi miratuar edhe protokolet me çka në mënyrë të detajuar parashikohet se çfar masash duhet të rrespektohen….përfshihet edhe mbajtja e distancave, përfshihet edhe një fleksibilitet më i madh për palët e tanguara”.
Ministri Ademi përsëriti rekomandimin e tij që nxënësit që regjistrohen në shkollë të mesme të orientohen në drejtimet profesionale, pasi sipas tij të njejtat janë mjaftë të vlefshme, mjaftë të kërkuara dhe me perspektivë. Ndërkaq, njofton se në ato shkolla ku ka shumë nxënës me numër të njejtë të pikëve, do të ketë mbajtje të provimit kualifikues.
Arbër Ademi, ministër i Arsimit
“Në ato shkolla të mesme ku ka aplikues më shumë me numër të njejtë të pikëve, në konkurs parashihet edhe mbajtja e një provimi kualifikues, për arsye se jo rrallë herë gjatë afateve të regjistrimit në vitet e ndryshme, në disa shkolla ka aplikues më shumë se sa që ka vende në dispozicion”.
Sa i përket regjistrimit nëpër fakultete Arbër Ademi thotë se për momentin nuk do të ketë ndryshim. I njejtit do të realizoeht në fund të muajit gusht dhe fillim të shtatorit. Poashtu kujtoi se u kanë ofruar mundësi fakulteteve që provimet t’i organizojnë edhe në mënyrë online edhe me pjesmarrje fizike. Por, përsëriti se për mbajtjet e provimeve online do duhet që të sigurohen kushtet dhe mejtet teknike, por edhe për pjesmarrje fizike do duhet të rrespektohen protokolet e ministrisë të pranuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, për ruajtjen e shëndetit publik.
Burimi: TV SHENJA