Gjimnazi “Zef Lush Marku” të quhet “Faruk Zeqiri”?!

Vdekja e papritur e drejtorit të gjimnazit “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri ka shokuar gjithë opinionin në vendin tonë. Figura e tij në Shkup, ka qenë shumë e çmuar, mbi gjitha për kontributin që ai ka dhënë për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe kualitetit të procesit edukativo arsimor.

“Zef Lush Marku” nuk do të ishte në këtë nivel pa mundin dhe përkushtimin e drejtorit tani më të ndjerë Faruk Zeqiri.

Mjafton të shihet mijëra reagimet nëpër rrjetet sociale për vdekjen e tij dhe të kuptohet se kush ishte në të vërtet ai.

Ditëve të fundit në rrjetet sociale është nisur një iniciativë për ndërrimin e emrit të shkollës “Zef Lush Marku” në Faruk Zeqiri. Edhe kjo iniciativë është mirëpritur shumë, ndërsa edhe ne vlerësojmë se është një gjë shumë e duhur.

Për të qenë i përjetshëm kontributi i tij, të paktën ajo që mund të bëhet, është të ndërrohet emri i shkollës  dhe gjimnazi të quhet “Faruk Zeqiri”.

Schoolture.info