ENDE NUK KA ZGJIDHJE PËR MATURANTËT, BOJKOTI VAZHDON

Përveç  deputetëve të partive opozitare, përkrahje për maturantët kanë dhënë edhe deputetët e BDI-së të cilët dje paralajmëruan se do ta mbështesë  Unionin e Nxënësve të shkollave të Mesme  në kërkesat e ndryshim ligjit për provimin shtetëror që në vend të katër lëndëve maturantët t’i  nënshtrohen maturës vetëm në dy  lëndë. Ndërsa, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska,  thotë se nuk ka mundësi ligjore për ndryshime, pasi që nuk kemi  gjendje të jashtëzakonshme.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

 “Nëse duan arsimin të lartë, shteti e ka për detyrë ta respektojë ligjin. Unë si  Ministre e Arsimit me të vërtetë nuk mund të shoh se si nuk e kam respektuar ligjin kur nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme, dhe as nuk kemi mundësi në seanca qeveritare të sjellim vendime të këtilla. Ligji  është  i qartë dhe vendimtar, dhe kjo tregon se zbatimi i maturës është kusht për regjistrimin e arsimit të lartë”

UNSHM ka më shumë se 10 ditë që e bojkoton mësimin dhe ka paralajmëruar se nuk do ta rinisin derisa të pranohet kërkesa e tyre për modifikimin e maturës shtetërore. Në ndërkohë grupi parlamentar i VMRO-së ka dorëzuar në kuvend propozim Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsim të mesëm.  

Burimi: Shenja