Ka ndërruar jetë të moshë të re mësuesja e Shkollës Fillore “Liria”, Anesa Sabedini. Lajmin e ka publikuar shkolla “Liriia”, nëpërmjet një shkrimi në profilin zyrtar duke I shprehur ngushëllime familjes.
“Familje e nderuar Sabedini! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për shkuarjen në amshim të koleges tonë Anesa Sabedini. Kjo dhimbje e jona lidhet me punën plot përkushtim dhe dashuri ndaj nxënësve. Të kujtojmë si një arsimtare punëtore dhe e kujdesshme me gjithë ne. Në emër të gjithë kolegëve dhe stafit të shkollës, pranoni ngushëllime të përzemërta. Pusho e qetë Anesa jonë!Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolegen tonë!”, thuhet në njoftim.
Nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të mësueses Anesa Sabedini.