Këtë vit për herë të parë dokumentet për regjistrim në arsim të mesëm do të duhet të dorëzohen në version elektronik. Kandidatët do të mund ta bëjnë atë në e-uslugi.mon.gov.mk, më 16 dhe 17 qershor. Përpos dëftesave nga të gjithë katër vitet në mësimin lëndor, nevojitet që të ngarkohet në format pdf ose jpg edhe certifikatë e lindjes. Më pas, dokumentet e njëjta duhet të dorëzohen edhe personalisht në shqyrtim nëpër shkolla, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.
Shkolla e mesme e mjeksisë “Pançe Karagjozov” është njëra ndër shkollat në të cilat konkurenca është e madhe, që është arsye të organizohet edhe testim kualifikues sepse është e pamundur që të gjithë kandidatët e paraqitur të pranohen. Drejtoresha Maja Saliu, tha se përgatitjet për regjistrimet e ardhshme janë në rrjedh e sipër.
“Nuk mund të them paraprakisht nëse edhe këtë vit do të ketë testim kualifikues. Do të ketë nëse paraqiten më shumë kandidatë nga numri i paraparë, me numrin e njëjtë të pikëve. Risi në regjistrim këtë vit është se regjistrimi do të jetë në forma eektronike, më pas me dokumentet do të duhet të vijnë te ne në shkollë për shqyrtim ata të cilët do të jetë në mënyrë preliminare të pranuar”, tha Saliu.
Fillimisht do të publikohet lista preliminare, ndërsa më pas edhe rang – lista përfundimtare. Nëse ka testim kualifikues, nxënësit do të duhet të japin provime në biologji dhe kimi në materialin e klasës së tetë dhe të nëntë. Pyetjet, përkatësisht testet do t’i përgatisnin të punësuarit në Byronë për zhvillim të arsimit.
Kolegu i saj në shkollën e mesme profesionale “Mihajlo Pupin”, Dimitar Gjorgjiev tha se shkolla është në dispozicion për ata nxënës të cilët nuk do të kenë mundësi t’i ngarkojnë dëftesat dhe dokumentet e tjera në sistem.
“Ata kandidatë të cilët nuk kanë internet, përkatësisht nuk kanë se si të aplikojnë në formë elektronike, mund të vijnë te ne. Ne kemi hapësirë të posaçme prej ku do të mund t’i dorëzojnë dokumentet për regjistrim”, informoi drejtori.
Në këtë shkollë më i popullarizuar është drejtimi për teknikë kompjuterike dhe automatizimit, si dhe paralelet e dyfishta – EVN dhe energjetikë, ndërsa kanë edhe drejtim elektronikë dhe telokomunikime.
Edhe shkolla e mesme e makinerisë “8 shtatori” është e gatshme për regjistrimet e ardhshme. Në këtë shkollë ka drejtim për teknikë metalurgjik, teknik të makinersië për automjete motorike, teknikë për menaxhim kompjuterik, teknikë makineriko – energjetik, përpunues të metalit, instaues për ujëslljes si drejtimi më i kërkuar – instalues për ngrohje dhe klimatizim. Siç informoi drejtori Kenan Asani, në këtë shkollë këtë vit ka vend për 218 nxënës në tetë paralele.