Carovska flet se kur do të përfundoj gjysmë vjetori i parë dhe fillimi i gjysmë vjetorit të dytë

Gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor do të përfundoj në fund të vitit, ndërsa gjysmë vjetori i dytë do të fillojë më 21 janar. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke shtuar se nuk ka nevojë për pushim para kohe, për shkak se nëpër shkolla nuk ka përhapje të koronavirusit.

Ajo ka thënë se kërkesa e opozitës nuk është e pranueshme për shkak se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve me prezencë fizike në tërë shtetin është më pak se një për qind.

“Për momentin nxënës aktiv me prezencë fizike janë 79, që është 0.06 për qind nga numri i përgjithshëm i nxënësve dhe 148 mësimdhënës, që është më pak se 1 për qind nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në tërë shtetin. Këto janë fakte që flasin se përhapje interne të virusit nëpër shkolla nuk ka, se sistemi arsimor është stabil dhe shkollat i respektojnë masat dhe protokollet shëndetësore”, ka deklaruar Carovska, përcjell Schoolture.info.