Carovska dhe Mijiq: Koncepti i ri vazhdimësi e mësimit të shkencave natyrore, fëmijët do të mësojnë për multikulturalizmin

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot realizoi takim pune me Drejtorin e Zyrës për Zhvillim dhe Përparim të Arsimit të Gjuhëve të Komuniteteve, Milutin Stançiq. Në takimin, Carovska dhe Stançiq diskutuan për konceptin e ri të arsimit fillor me të cilën sigurohet inkluzivitet, multikulturalizmi dhe toleranca. Një segment nga koncepti është përmes procesit arsimor  fëmijët nga mosha e hershme t’i mësojnë vlerat e vërteta qytetare, t’i respektojnë dallimet dhe të nxjerrin një shoqëri për të gjithë, informuan nga Ministria e Arsimit, njofton Portalb.mk.

“Administrata si organ shtetëror në përbërje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet-Komuniteteve kujdeset për: zbatimin dhe realizimin e plotë për të drejtat kushtetuese dhe ligjore të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha shkallët e sistemit arsimor, zhvillimi dhe përparimi i arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komunitetet, duke promovuar parimet e multietnicitetit, kohezionit dhe unitetit midis nxënësve përmes inkurajimit për mësimin e gjuhës dhe kulturës së boshnjakëve, vllahëve, serbëve, turqve dhe romëve”, thuhet në kumtesë.

Mdërkohë, Ivanka Mijiq, Këshilltare në Byronë për Zhvillimin e Arsimit në emisionin „Objektivi” të Radio Televizionit kombëtar shpjegoi mënyrën se si do të bashkohen modulet në lëndën e integruar të shkencave natyrore. Mijiq tha se sipas konceptit të ri për arsimin fillor, lënda shkencat natyrore do të mësohet në të gjitha nëntë klasat nga arsimi fillor nëntëvjeçar. Duke filluar nga klasa e parë, përfundimisht me klasën e pestë do të përfaqësohet me dy orë në javë, në klasën e gjashtë do të mësohet nga tre orë në javë dhe në periudhën e tretë të zhvillimit nga arsimi fillor, nga klasa e shtatë deri në të nëntën, nga  pesë orë në javë.

“Ajo çka është e re për lëndën e shkencave natyrore është ajo se nga klasa e shtatë deri në të nëntën, lëndët mësimore biologji, kimi dhe fizikë integrohen në lëndë mësimore të re të shkencave natyrore, si module të ndara kuadër të vetë lëndës mësimore. Ajo do të thotë që, në thelb, disiplinat shkencore biologji, kimi dhe fizikë edhe më tej mbesin të mësohen si më parë, në lidhje me vëllimin, vetëm që ato tani janë rikonstruktuar në planin mësimor. Këto tre module, moduli biologji, moduli kimi dhe moduli fizikë, nga një aspekt si module janë të pavarura. Për shembull, në modulin biologji do të mësohen në përjashtim temat mësimore dhe përmbajtjet mësimore që janë nga fusha shkencore e biologjisë. “Përkatësisht edhe në dy modulet tjera”, theksoi Mijiq.

Me konceptin e ri fitohet vazhdimësi në mësimin e shkencave natyrore, tha Mijiq.

“Dhe tani nga klasa e parë deri në të gjashtën kemi lëndë mësimore të shkencave natyrore, në të cilën tanimë janë të integruara këto disiplina shkencore biologjia, kimia dhe fizika. Por në klasën e shtatë ekziston një ndërprerje në mësimin e disiplinave shkencore kimia dhe fizika dhe me konceptimin e ri ajo ndërprerje tejkalohet, që është shumë pozitive sepse fitojmë një vazhdimësi në mësimin e shkencave natyrore. Sipas konceptit të ri, nga disiplinat shkencore  kimi dhe fizikë, ajo që mësohet në klasën e tetë, në të ardhmen do të ndahet në dy klasa, në klasën e shtatë dhe të tetë, kështu që nxënësve do t’u sigurohet ajo vazhdimësi në mësimin, që është me të vërtetë një hap përpara,” tha Mijiq.

Të gjitha modulet në lëndën shkencat natyrore gjatë vitit shkollor do të realizohen ndaras, në mënyrë të vazhdueshme, nga fillimi deri në fund të vitit shkollor. Secili nga këto module do të ligjërohet nga  mësimdhënës kompetent. Kjo do të thotë nëse mësimdhënësi është i profiluar universitar dhe është mësimdhënës i biologjisë, do ta ligjërojë vetëm modulin e biologjisë. Mësimdhënësit e kimisë do ta ligjërojnë modulin e kimisë, mësimdhënësit e fizikës modulin e fizikës. Mësimdhënësit që kanë kryer dy lëndë të studimit, shembull biologji dhe kimi, mund të ligjërojnë edhe të dy modulet.